Rama: Nëse e lë vajzën jashtë shtëpisë, larg qoftë, mund të dashurohet me ndonjë gangster rus
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që procesi i integrimit të vendeve aspirante në Bashkimin Europian të jetë gradual, por të mbetet i mbështetur te merita. Gjatë fjalës së tij në Forumin e Zgjerimit në Bruksel, Rama kundërshtoi idetë për krijimin e formave alternative të anëtarësimit, duke marrë si shembull propozimin për një status të asociuar për Ukrainën. Sipas kryeministrit, anëtarësimi pa përmbushur kriteret do të ishte i rrezikshëm, njësoj si të marrësh patentën pa ditur të drejtosh makinën. Ai theksoi se procesi i bazuar në meritë është një mundësi për vendet kandidate, pasi i detyron ato të ndërmarrin reforma dhe të forcojnë institucionet. Megjithatë, Rama kërkoi që Bashkimi Europian të mos i mbajë vendet aspirante larg strukturave të tij deri në përfundimin e plotë të...
Burimi:
ntv.al