Gjyqtarja Elsa Ulliri kërkon dorëheqjen nga çështja Partizani: Jam kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri

Gjyqtarja Elsa Ulliri kërkon dorëheqjen nga çështja Partizani: Jam kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri

Gjyqtarja Elsa Ulliri ka paraqitur kërkesën për dorëheqje nga gjykimi i dosjes “Partizani”. Mësohet se dorëheqja është paraqitur te drejtuesi i GJKKO, Erion Bani prej 10 ditësh. Në argumentet e saj, gjyqtarja Ulliri thotë se është kushërirë me deputeten demokrate, Andia Ulliri. Elsa Ulliri ishte caktuar gjyqtare relatore ndërsa anëtarë janë Bib Ndreca dhe Rudina Palloj. Ditën e sotme nis seanca në themel ku pritet të mësohet edhe vendimmarrja mbi kërkesën e gjyqtares. Nuk dihet nëse është pranuar apo jo kërkesa.
Burimi: Kohajone.com