“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi: E trishtë që drejtësia të bojkotohet vetëm për pagat
Debati për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve vijon të mbajë në qendër të vëmendjes përplasjen mes sistemit të drejtësisë dhe qeverisë. Juristi Arbër Hoxha e konsideron të gabuar mënyrën se si po trajtohet çështja nga sistemi i drejtësisë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Roland Zlin, Hoxha argumenton se vendimet me karakter financiar duhet të kalojnë përmes Parlamentit dhe se KLGJ-ja dhe KLP-ja, duke vendosur për rritjen e pagave, kanë ndërhyrë në një kompetencë që i takon Kuvendit. Sipas tij, edhe pse vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohet, qeveria ka në dispozicion instrumente ligjore për ta adresuar situatën, përfshirë ndryshimin e ligjit për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor. Hoxha ngre gjithashtu shqetësimin...
Burimi:
vizionplus.tv