Gjyqtarët nuk tolerojnë: Zhbllokoni pagat, reagimi ynë do të përshkallëzohet
Në përfundimin e mbledhjes së gjyqtarëve lidhur me ngërçin e pagave, këta të fundit kanë dalë me një vendim. Ata i janë drejtuar institucioneve përkatëse dhe Presidentit të vendit që t’i japin fund kësaj çështjeje dhe të kalojnë pagat e tyre sipas vendimit të Gjykatës Kuhstetuese. “Gjyqësori nuk kërkon epërsi mbi institucionet e tjera, por kërkon ato që i takojnë. Vendimi përfundimtar nuk pezullohet, detyrimi ligjor nuk mbahet peng, pagat duhet të zhbllokohen dhe vendimi duhet të zbatohet menjëherë”, tha magjistratja Alda Sadiku. Ajo u shpreh se nëse uk zbatohen kërkesat e tyre, masat do të përshkallëzohen deri në pezullim të përkohshëm të të gjithë punë së tyre, me përjashtim të çështjeve me rëndësi të veçantë. “Garancia kushtetuese nuk mund të varet nga institucioni që...
Burimi:
ntv.al