Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gjyqi për “Partizanin” shtyhet për në 15 Shtator! Berisha nuk shprehu pretendime, Gjokutaj: Të përjashtohet trupa gjykuese
Procesi gjyqësor ndaj Berishës dhe të bashkëpandehurve të tjerë të dosjes “Partizani” është shtyrë për në datën 15 shtator. Nderkohe, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha kishte zgjedhur të çonte avokatët e tij në seancën gjyqësore në GJKKO, për dosjen “Partizani”. “Do të paraqesim pretendimet tona”, tha Berisha sot, 21 korrik, para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme. Edhe pse u shpreh se nuk ka pretendime për palën gjykuese të dosjes “Partizani”, mësohet se avokati i tij, Genc Gjokutaj ka kërkuar në seancën që po zhvillohet në GJKKO, përjashtimin e tyre. “Nuk janë të pavarur! Kërkojmë caktimin e gjyqtarëve jashtë Gjykatës...