Gjyqi për Leonard Dukën, avokatët kërkojnë Ervis Martinajn si dëshmitar! Prokurori në vështirësi: Nuk e dimë…

Gjyqi për Leonard Dukën, avokatët kërkojnë Ervis Martinajn si dëshmitar! Prokurori në vështirësi: Nuk e dimë…

Avokatja e Leonard Dukës ngriti dyshime për mënyrën si u trajtua dëshmia e Blendi Tetës, teksa pati edhe përplasje me përfaqësuesit e prokurorisë. Ajo kërkoi thirrjen e disa dëshmitarëve, përfshirë edhe Ervis Martinajn, fati i të cilit nuk dihet prej tre vitesh. “Prokurori e ka marrë në pyetje Blendi Tetën në një seancë tjetër duke i thënë të mos deklarojë. Kjo është në shkelje të ligjit. Kërkojmë të thirren oficerët dhe të deklarojnë se kush ia kërkoi shoqërimin e Blendi Tetës në një tjetër sallë? Për kodet e SKY ECC, kërkojmë të dimë nëse kodi që pretendohet se është përdorur nga Leonard Duka, është përdorur vetëm nga një person apo nga disa? Kërkojmë të pyetet Erlis Duka, Leonard Duka, Ervis Martinaj etj., nëse janë përdorues...