Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gjyqi për aferën “Partizani”, më 30 qershor seanca e parë në GJKKO për Sali Berishën dhe katër të pandehurit e tjerë
👁2409
Sali Berisha dhe dhëndri Jamarbër Malltezi do të ulen në bankën e të akuzuarve për aferën e dosjes Partizani. GJKKO ka caktuar datën 30 qershor, ora 10:00, për zhvillimin e seancës së parë në themel për aferën korruptive të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Bashkë me Berishën dhe Malltezin, gjykimi do të nisë edhe për bashkëpuntorët e tyre biznesmeni Fatmir Bektashi, i akuzuar “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’, si dhe Andia Pustina, financieres që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan. Në gjyq janë çuar edhe kompanitë “Kontakt”, “Homeplan” dhe...