Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Gjyqi, një piramidë mashtrimi”, Berisha: SPAK nuk ka asnjë provë, procesi është politik
Kryetari i Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar piramidë mashtrimi procesin gjyqësor që nisi sot ndaj tij. Berisha zgjodhi rrjetet sociale për të reaguar ndaj këtij procesi duke theksuar se akuzat ndaj tij janë politike. “Sot fillon procesi gjyqësor politik në GJKKO për dosjen “Partizani”, fund e krye një piramidë mashtrimi”, shkruan Berisha. Berisha sqaroi elementet e dosjes Partizani, duke akuzuar Prokurorët e Posaçëm se nuk kanë prova kundër tij dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi. “Për akuzën e tyre për dosjen “Partizani” nuk ka asnjë fakt penal. Jamarbër Malltezit nuk iu është dhënë asnjë m2 tokë publike. Nuk ka asnjë...