Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Gjyqi ndaj Netanyahut është i turpshëm”, Trump: Të anulohet menjëherë
Presidenti amerikan, Donald Trump kërkoi të mërkurën anulimin “e menjëhershëm” të gjyqit për korrupsion të Benjamin Netanyahut, të cilin e përshkroi si një “gjueti shtrigash” kundër kryeministrit “hero” të Izraelit. “Një gjueti e tillë shtrigash, kundër një njeriu që ka dhënë kaq shumë, është e paimagjinueshme për mua. Ai meriton shumë më mirë se kjo, dhe kështu meriton edhe shteti i Izraelit. Gjyqi i Bibi Netanyahut duhet të anulohet menjëherë”, shkroi presidenti amerikan në Truth Social. “Një hero i madh që bëri kaq shumë për shtetin e Izraelit duhet të falet”, shtoi Trump. “Ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës që...