Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Gjyqi me Albana Vokshin/ Vilma Nushi shkon në GJKKO
👁4026
Vilma Nushi TIRANË- Biznesmenia Vilma Nushi është paraqitur sot në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me padinë për shpifje të bërë prej saj ndaj deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi. Nushi është parë duke u futur në ambientet e GJKKO-së, e shoqëruar nga avokati i saj. Seancat e mëparshme janë shtyrë vazhdimisht, pasi palët nuk kanë pranuar pajtimin. Madje, deputetja Vokshi ka paralajmëruar se do të paraqesë prova të tjera për të mbështetur akuzat publike që ajo ka bërë ndaj biznesmenes gjatë kohës që drejtonte Komisionin Hetimor për koncensionet në shëndetësi.