Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gjykata Supreme jep dritën jeshile: Trump mund ta shpërbëjë Departamentin e Arsimit dhe të pushojë nga puna 1400 punonjës
Të hënën, Gjykata Supreme vendosi që presidenti Donald Trump mund të vazhdojë me planin për të pushuar masivisht punonjësit e Departamentit të Arsimit, duke shënuar një tjetër fitore për Shtëpinë e Bardhë në një gjykatë të lartë me shumicë konservatore. Me një urdhër të pa firmosur, gjykatësit pezulluan përkohësisht vendimin që e kishte bllokuar planin e Trump-it për një kohë të pacaktuar. Vendimi i Gjykatës Supreme, në praktikë, ngrin atë vendim derisa të përfundojë beteja ligjore. Tre gjyqtarët liberalë votuan kundër. Në një kundërshtim të ashpër, gjyqtarja Sonia Sotomayor, anëtarja më e vjetër liberale e gjykatës, e quajti “të pa...