Gjykata Supreme e Kosovës: Nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë shkel dispozitat kushtetuese

Gjykata Supreme e Kosovës: Nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë shkel dispozitat kushtetuese

Gjykata Supreme e Kosovës ka thënë të martën se nxjerrja e akteve nënligjore apo udhëzimeve administrative nga ministrat që janë deputetë është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese. Supremja e shpalli të paligjshëm dhe e shfuqizoi një udhëzim administrativ të nxjerrë nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati. Udhëzimi administrativ për shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve elektronike fiskalë, ishte publikuar në gazetën zyrtare më 16 prill, një ditë pasi ishte miratuar nga ministri në detyrë, i cili është gjithashtu i betuar si deputet i legjislaturës së re pas zgjedhjeve të shkurtit. “Qeveria në dorëheqje është...
Burimi: Vizionplus.tv