Gjykata Speciale zgjat paraburgimin e Thaçit: Rrezikon të arratiset

Gjykata Speciale zgjat paraburgimin e Thaçit: Rrezikon të arratiset

Hashim Thaçi HAGË- Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vendosur të zgjasin masën e paraburgimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, si dhe ndaj Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut, të cilët përballen me akuza për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.  Sipas vendimit të gjyqtares së procedurës paraprake, masa e paraburgimit është cilësuar si “e nevojshme dhe proporcionale”. Ndërsa për Thaçin argumenton se ekziton rreziku i pengimit të procedurave me mbylljen e çështjes së Prokurorisë në rastin për krime lufte dhe se ka rrezik për arratisje.  “Veprimet e Thaçit tregojnë për këmbëngulje në përpjekjet për të penguar procedurat e DhSK-së edhe nga brenda Qendrës së Paraburgimit të DhSK-së, përfshirë përmes ndikimit të tij mbi ish-pjesëtarë të UÇK-së që i qëndrojnë besnikë dhe persona nga rrethet...