Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gjykata pranon padinë e ish-prokurorit Ndini Tavani: KLP të verifikojë figurën e tij
Gjykata Administrative vendosi të pranojë pjesërisht padinë e ish-prokurorit të Tiranës, Ndini Tavani dhe të urdhëroje KLP që të vijojë procedurën e verifikimit të figurës së tij, nëse plotëson kriteret të emërohet në SPAK, pasi më herët u skualifikua nga gara. “Shfuqizimin e vendimit Nr.185, datë 31.07.2024 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Për moscaktimin në detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar” të paditësit Ndini Tavani dhe vijimin e procedurës së verifikimit të figurës të paditësit”, thuhet në dispozitivin e gjykatës. Gjykata ka rrezuar dy objektet e tjera të kërkese padisë që lidhen...