Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Gjykata në Hagë refuzon kërkesën e Mlladiç për lirimin nga burgu
Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale (ish-Tribunali i Hagës) e ka refuzuar kërkesën e Ratko Mlladiçit për lirimin e tij të përkohshëm për arsye humanitare, duke përmendur gjendjen e rënduar shëndetësore. Ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Sërpska – entiteti serb i Bosnjës – u dënua në vitin 2021 me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte në Bosnje e Hercegovinë. Në vendimin e nënshkruar nga kryetarja e Mekanizmit, Graciela Gatti Santana, thuhet se edhe pse vlerësimet mjekësore tregojnë se Mlladiç i është afruar fundit të jetës, ai është duke marrë kujdes të gjithanshëm shëndetësor, gjë që është e dokumentuar në...