Gjykata liron protestuesin, por i ndalon pjesëmarrjen në tubime!
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur lirimin e menjëhershëm të shtetasit me inicialet O. Ç., i arrestuar më 29 tetor 2026 gjatë protestave në Tiranë. Për të janë caktuar dy masa sigurie: “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe ndalimi për t’u larguar nga njësia administrative ku ka vendbanimin pa autorizimin e gjykatës. Vendimi është marrë më 1 nëntor 2026, pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë për vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masave të sigurimit personal. O. Ç. dyshohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 150 dhe 263 të Kodit Penal. Sipas vendimit, personi nën hetim do të...
Burimi:
kohajone.com