Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Sindikatës së Mësuesve, për VKM që përcaktonte pagat sipas nivelit të diplomave

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Sindikatës së Mësuesve, për VKM që përcaktonte pagat sipas nivelit të diplomave

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Sindikatës së Mësuesve për VKM që përcaktonte pagat sipas nivelit të diplomave. Kushtetuesja është ndarë në barazim dhe nuk ka arritur dot shumicë, kështu që kërkesa për të shpallur antikushtetuese VKM-në u rrëzua. Me argumentin se vendimi krijon më së paku pabarazi dhe diskriminim, Sindikata e Mësuesve kërkoi shfuqizim të një pjesë të VKM-së e cila sipas tyre ul pagat për një kategori të caktuar arsimtarësh. Bëhet fjalë pikërisht për kategorinë 2 dhe 3 të nivelit të diplomave, që sipas lidhjes 4 të VKM-së, përcakton vlerë shtesë në pagë sipas kualifikimit 10 mijë dhe...