Gjykata Kushtetuese mbron gazetarët dhe njeh të drejtën e ruajtjes së burimeve

Gjykata Kushtetuese mbron gazetarët dhe njeh të drejtën e ruajtjes së burimeve

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar vendimet e Gjykatës së Posaçme dhe të Gjykatës së Lartë, duke i dhënë të drejtë gazetarit të Ora Neës, Elton Qyno, në padinë e tij kundër sekuestrimit të pajisjeve elektronike dhe të dhënave kompjuterike nga SPAK, në kuadër të një hetimi për rrjedhje të sekretit hetimor. Në vendimin e shpallur më 22 prill, Gjykata Kushtetuese konstaton se ndërhyrja në pajisjet elektronike të gazetarit përbënte cenim të lirisë së shprehjes, të garantuar nga neni 22 i Kushtetutës dhe neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Sipas gjykatës, sekuestrimi nuk ishte proporcional dhe gjykatat më...
Burimi: Gijotina.com