Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gjykata e Posaçme përgënjeshtron përplasjen me SPAK: Nuk ka konflikt institucional për çështjen “Partizani”
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka reaguar zyrtarisht pas raportimeve që aluduan për një konflikt të supozuar mes kreut të SPAK, Altin Dumani, dhe një gjyqtareje të kësaj gjykate, në kuadër të procesit penal të njohur si dosja “Partizani”. Në një njoftim për mediat, Gjykata thekson se “një konflikt i tillë nuk ekziston dhe as nuk ka ekzistuar”, duke përgënjeshtruar çdo pretendim për përplasje apo tension ndërinstitucional me Prokurorinë e Posaçme. Institucioni saktëson se SPAK është palë në procesin gjyqësor dhe nuk ka kompetencë të ndikojë në vendimmarrjen e gjykatës. “Gjykata funksionon...