Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Gjykata e Lartë në Greqi përjashton nga parlamenti tre deputetë, akuzohen për mashtrim zgjedhor
👁7354
Tre deputetë nga partia e ekstremit të djathtë “Spartiates” përfshirë udhëheqësin e saj Vasilis Stigas, do të humbasin vendet e tyre në parlament, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë speciale të Greqisë, e cila anuloi zgjedhjet e të vitit 2023, raportoi “Kathimerini”. Gjykata në fjalë është e ngarkuar të gjykojë, ndër të tjera, vlefshmërinë e zgjedhjeve parlamentare në Greqi. Gjykata zbuloi se kishte ndodhur një mashtrim zgjedhor, pasi udhëheqësi i fshehur i partisë “Spartiates” në kohën e zgjedhjeve ishte Ilias Kasidiaris, një zëdhënës dhe zyrtar i lartë i ish-partisë neonaziste “Agimi i Artë”, e cila që atëherë është shpërbërë...