Gjykata e Lartë me kryetar të ri, Sokol Sadushi i dorëzon detyrën Ilir Pandës

Gjykata e Lartë me kryetar të ri, Sokol Sadushi i dorëzon detyrën Ilir Pandës

foto ilustrim: gjykata e larte-sokol sadushi dhe ilir panda TIRANË- Sokol Sadushi i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë Ilir Pandës, në një ceremoni të zhvilluar këtë të premte në Sallën e Kolegjeve të Bashkuara. Në ceremoni morën pjesë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, këshilltarët ligjorë dhe punonjësit e administratës së institucionit. Në ceremoni, Sadushi mbajti fjalën e tij duke falenderuar bashkëpunëtorët për angazhimin ndër vite, teksa bëri të ditur se do të vijojë të ushtrojë funksionin e gjyqtarit në Gjykatën e Lartë. Gjatë fjalës së tij, Sadushi kujtoi vështirësitë e fillimit, kur gjykata kishte vetëm një gjyqtar dhe mijëra dosje në pritje për shqyrtim.  “Për mua përfundon sot detyra e kryetarit, ndërsa vijon përgjegjësia si gjyqtar i kësaj gjykate. Do të...