Gjykata bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027

Gjykata bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027

Shpresa për hapjen e Lotarisë Amerikane DV-2027 është zbehur sërish. Gjykata e Apelit e Qarkut të Nëntë në SHBA ka pezulluar përkohësisht zbatimin e një vendimi të mëparshëm, i cili detyronte administratën amerikane të niste procedurat për rihapjen e regjistrimeve. Vendimi i datës 29 tetor i jep administratës Trump mundësinë të vazhdojë pezullimin e programit, të paktën deri në përfundimin e shqyrtimit të ankimit në gjykatë. Megjithatë, kjo nuk përbën një vendim përfundimtar mbi fatin e Lotarisë Amerikane. Gjykata e Apelit nuk ka dhënë ende një vlerësim përfundimtar mbi ligjshmërinë e pezullimit të programit nga Departamenti i Shtetit, por ka vënë në pikëpyetje të drejtën ligjore të paditësit për ta kundërshtuar këtë vendim. Çështja nisi pas padisë së studios ligjore të emigracionit Red Eagle Law,...