Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Gjurmët e Islamit paraotoman, Kosova kishte xhami që në vitin 1289
“Allahu ekber, Allahu ekber, …, Esh-hedu en la ilahe il-lall-lah, Esh-hedu en la ilahe il-lall-llah …”. Kjo thirrje po përhapej në fshatin Mlikë të Gorës në Dragash ende pa zbarkuar pjesëtarët e ushtrisë osmane këtë javë. Mirëpo, historianët pohojnë se kjo thirrje është dëgjuar në të njëjtin fshat qysh nga kohët e hershme, bile edhe para ardhjes së osmanëve në Ballkan. Në këtë zonë malore thirrja e xhematit për faljen e namazit është bërë nga xhamia që besohet të jetë ndër faltoret e para të besimit islam në Ballkan. Si e tillë në bazë të fakteve historike të gjetura deri tani supozohet se themelet e saj janë vendosur në bazë të iniciativës së familjeve të ardhura nga Halepi i Sirisë, të cilët me vete kanë...