Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Gjuriç akuzon Kosovën për sabotim në Ibër-Lepenc, rriten tensionet me Serbinë
👁3354
Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës janë rikthyer në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, pasi ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriç, ka akuzuar autoritetet kosovare për përfshirje në një akt sabotimi në kanalin Ibër-Lepenac. Pa ofruar prova konkrete, Gjuriç deklaroi se “shërbimet serbe të sigurisë kanë prova të qarta” që lidhin Policinë e Kosovës me incidentin, të cilin e cilësoi si akt të rëndë.“Tani pres një reagim nga aktorët ndërkombëtarë që duhet ta përkthejnë këtë në pasoja juridike. Jam i tmerruar nga arrestimet e reja të serbëve në Kosovë, pikërisht në ditën e Pashkëve,” deklaroi Gjuriç për A2 CNN, duke shtuar se...