“Gjuhët e Ballkanit në një dimension të ri”, një konferencë shkencore në Akademinë e Shkencave

“Gjuhët e Ballkanit në një dimension të ri”, një konferencë shkencore në Akademinë e Shkencave

Akademikë dhe studiues në takimin shkencor “Gjuhët e Ballkanit në një dimension të ri”, që u zhvillua në Akademinë e Shkencave. Në takim ishte i ftuar nderi profesor emeritus Brian D. Joseph për të bërë prezantimin e veprës së tij të re “The Balkan Languages” (Gjuhët ballkanike). Veprimtaria u organizua më 2 korrik nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, pjesë e Akademisë së Shkencave. Vepra “The Balkan Languages” është kontribut i përbashkët i dy autorëve të shquar amerikanë, profesorëve të merituar, Brian D. Joseph dhe Victor A. Friedman, botuar nga Cambridge University Press, 2025. Drejtuesi i takimit, prof. asoc....
Burimi: Sot.com.al