Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
GJUHA SHQYPE
Poezi nga: Ndre Mjeda Përmbi za që lshon bylbyli,gjuha shqype m’shungullon;përmbi er’ që jep zymbyli,pa da zemren ma ngushllon. Ndër komb’ tjera, ndër dhena tjera,ku e shkoj jetën tash sa mot,veç për ty m’rreh zemra e mjerae prej mallit derdhi lot. Nji kto gjuhë që jam tue ndie,jan’ të bukra me themelpor prap’ kjo, si diell pa hije,për mue t’tanave iu del. *** Ku n’breg t’Cemit rritet trimime zbardh, Shqype, zanin tand,e ku Drinit a burimiqë shpërndahet kand e kand. Geg’ e tosk’, malsi, jalliajan’ nji komb, m’u da, s’duron;fund e maj’ nji a Shqypniae nji gjuh’ t’gjith’ na bashkon. Qoftë mallkue kush qet ngatrrimendër kto vllazën shoq me shoq,kush e dan me flak’ e shkrimeçka natyra vet’ përpoq. Por me gjuhë kaq t’moçme e...