Gjuha është një element i naltë kulture, jo një objekt mode!

Gjuha është një element i naltë kulture, jo një objekt mode!

ÇABEJ PËR… PSEUDOFILOLOGËT Nga shtyllat e Shekullit të Ri të verës, si dhe nga ato të Gazetës së Re duket çiltas se një epidemi grafomanie paska kapur shumë ‘Krena të naltë’! Kush në jetën e tij ka pasur raste të mësojnë anglishten nëpër fabrikat e Amerikës, gjermanishten në tabarin-et e Vjenës, frëngjishten në Mont Martre, e italishten në kafetë e Barit, sot, i fryrë si gjel deti, na del përpara, i stolisur me rrobën transparente të pseudonimit, e… – o temporal, o mores! – me gjest dramatik na flet mbi filologji! Avanti pra! Parturiunt montes, nascetur ridiculus mus! Pra, sikundër në fletoret e Perëndimit ndodhet feulleton-i, tek ne nuk do të mungojë, si frut pas buket, një artikull “filologjik”, i cili ka misionin, siç duket,...