Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Gjuha e huaj/ Publikohen notat e provimit të Maturës Shtetërore 2025
👁9665
Sapo janë publikuar notat e provimit të gjuhës së huaj. Të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në sistemin digjital, në linkun e mëposhtëm: https://www.portalistudentor.al/notat-e-matures/ Provimin e gjuhës së huaj e kanë kryer në total 25 743 maturantë. 399 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 216 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë. Kalueshmëria për këtë provim është 98,45% ndërsa nota mesatare është 7.8. Gjithashtu do të publikohet edhe nota mesatare sipas 12 qarqeve të vendit si edhe statistika te mëtejshme për rezultatet e këtij provimi.