Gjokutaj paralajmëron luftë brenda PD-së: Po përgatiten të riasgjesojnë Berishën

Gjokutaj paralajmëron luftë brenda PD-së: Po përgatiten të riasgjesojnë Berishën

Genc Gjokutaj, avokati i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëron një luftë brenda selisë blu. Në një reagim në rrjetet sociale, Gjokutaj shkruan se “armiqtë” e dikurshëm të PD-së, po përgatiten të riasgjesojnë partinë dhe kreun e saj, Sali Berisha. Ai akuzon se disa prej tyre janë të paguar nga Edi Rama. “Sot, armiqtë e dikurshëm të PD-së, të ‘penduar’ por të paguar dje dhe sot nga Rama & Co, po përgatiten të riasgjesojnë PD-në dhe Berishën! Disa prej tyre, edhe deputetë të PD-së nesër, të klonuar nga Rama. Janë shfaqur me emër dhe mbiemër ndaj, beteja me ta...
Burimi: Gijotina.com