No Image Available

“Gjobë deri në 500 mijë lekë”/ Rama: Ndryshojmë ligjin për tubimet…

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një paketë të re masash ligjore që synon të ndryshojë rregullat për zhvillimin e protestave, duke parashikuar kufizime të reja për tubimet pranë institucioneve shtetërore dhe masa ndaj përmbajtjeve në internet që nxisin dhunë. Ndër masat e njoftuara është edhe vendosja e gjobave deri në 500 mijë lekë për personat që qëndrojnë në një turmë, duke qenë në dijeni se në të po ushtrohet dhunë ose po shkatërrohet prona. Sipas deklarimeve të Ramës, nga kjo masë do të përjashtohen gazetarët, mjekët, vëzhguesit, nëpunësit që janë në krye të detyrës dhe kalimtarët. Kryeministri bëri të ditur gjithashtu se, në rastet kur personat e gjobitur janë të mitur ose shkaktojnë dëme materiale, përgjegjësia financiare për gjobat dhe dëmshpërblimin mund t’u kalojë prindërve...