Gjobë 200 mijë lekë për zhurmën në Dhërmi, muzika e lartë në “beach bar” kushton shtrenjtë

Gjobë 200 mijë lekë për zhurmën në Dhërmi, muzika e lartë në “beach bar” kushton shtrenjtë

Një “beach bar” në zonën turistike të Dhërmit është ndëshkuar me një gjobë prej 200 mijë lekësh, pasi gjatë kontrolleve të policisë rezultoi se muzika e transmetuar kishte tejkaluar kufijtë e lejuar ligjorë për ndotjen akustike. Ngjarja u konstatua më 26 korrik, kur shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, në kuadër të masave të shtuara për ruajtjen e qetësisë publike dhe kontrollin e ndotjes akustike në sezonin turistik, kryen kontrolle në disa lokale përgjatë vijës bregdetare. Sipas njoftimit zyrtar të Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë verifikimeve në një prej lokaleve të natës, u konstatua se niveli i zërit tejkalonte...