Gjobat e GJKKO-së ndaj avokatëve, Haxhia: Të mërkurën vendosim hapat e mëtejshëm

Gjobat e GJKKO-së ndaj avokatëve, Haxhia: Të mërkurën vendosim hapat e mëtejshëm

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, ka reaguar pas gjobave të vendosura nga GJKKO ndaj avokatëve që nuk morën pjesë në seancat gjyqësore, në kuadër të bojkotit të shpallur nga Dhoma e Avokatisë. Haxhia tha se është vënë në dijeni për gjobat dhe theksoi se avokatët janë të detyruar të zbatojnë vendimet e Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë, si organi më i lartë vendimmarrës i këtij institucioni. “U vura në dijeni në lidhje me gjobat e aplikuara nga GJKKO dhe nuk dua të etiketoj, por avokatët kanë një ligj të miratuar nga Parlamenti në bazë të Kushtetutës. Në strukturat drejtuese të Dhomës së Avokatisë, organi më i lartë vendimmarrës është Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë dhe vendimet e këtij këshilli...