Gjoba 5 mln euro ndaj biznesmenit në Vlorë/ Policia: Vasil Bedinaj u kërcënua nga persona të armatosur

Gjoba 5 mln euro ndaj biznesmenit në Vlorë/ Policia: Vasil Bedinaj u kërcënua nga persona të armatosur

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në 3 shtator në zonën e Orikumit, ku pronari i një resorti në Vlorë, Vasil Bedinaj, ka denoncuar se është kërcënuar nga persona të armatosur. Pas njoftimit, Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka ngritur pika kontrolli në disa akse rrugore. Në afërsi të Pusit të Mezinit, efektivët kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij. Makina është aksidentuar pasi drejtuesi ka humbur kontrollin, ndërsa brenda saj janë gjetur tre persona dhe një armë zjarri, pistoletë. Dy prej personave kanë mbetur të dëmtuar nga aksidenti, ndërsa një tjetër nuk ka pasur probleme shëndetësore. Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe strukturat e tjera,...