GJKKO zgjat afatin e paraburgimit për Laert Haxhiun

GJKKO zgjat afatin e paraburgimit për Laert Haxhiun

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të zgjatur me tre muaj afatin e paraburgimit ndaj Laert Haxhiut, i dyshuar si kreu i një grupi kriminal të akuzuar për 13 ngjarje të rënda kriminale, mes të cilave vrasje, shkatërrim prone me eksploziv dhe grabitje me dhunë. Zgjatja e masës “arrest në burg” ndaj tij, ndërkohë që të akuzuarit si pjesë e grupit kriminal janë në fazë gjykimi në Gjykatën e Posaçme, u kërkua nga SPAK për shkak të nevojës për disa verifikime komplekse. Sipas vendimit të gjyqtarit të posaçëm Erion Bani, paraburgimi ndaj është zgjatur deri më 3 tetor 2025. Në të njëjtin vendim Gjykata e Posaçme zgjati afatin e paraburgimit edhe për Fierdeus Berberin, i njëjti që u arrestua bashkë me Haxhiun...