GJKKO vendos që gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa avokatë, gjoba për katër mbrojtësit

GJKKO vendos që gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa avokatë, gjoba për katër mbrojtësit

Gjykata e Posaçme ka vendosur që procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit të vijojë edhe pa praninë e avokatëve mbrojtës. Gazetarja Flutura Tota bën me dije se vendimi u mor pasi avokatët e zgjedhur nga të pandehurit nuk u paraqitën në seancë në kuadër të bojkotit, ndërsa edhe dy avokatet e caktuara përmes ndihmës juridike falas refuzuan të merrnin përsipër mbrojtjen. Njëra prej avokateve të ndihmës juridike falas argumentoi se nuk do të merrte pjesë për shkak të bojkotit, ndërsa tjetra pretendoi se çështja nuk përmbushte kushtet për ofrimin e ndihmës juridike falas. GJKKO i vlerësoi të pabazuara kërkesat e të katër avokatëve për të mos përfaqësuar Metën dhe Kryemadhin. Për avokatët e zgjedhur nga të pandehurit, gjykata caktoi gjobë prej 20 mijë...