GJKKO nuk bën asnjë hap pas, mbyll grupin në Whatsapp të gazetarëve që nuk u akredituan!
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur grupin e komunikimit në WhatsApp ku ishin të përfshirë gazetarët që mbulojnë aktivitetin e saj. Pas hyrjes në fuqi të rregullores së re për aksesin e medias në proceset gjyqësore, gazetarët kanë vendosur të mos plotësojnë formularët e akreditimit të kërkuar nga gjykata, duke kundërshtuar kufizimet e reja. Grupi në WhatsApp përdorej për komunikimin e njoftimeve dhe informacioneve mbi seancat gjyqësore, duke shërbyer si një kanal praktik për gazetarët dhe redaksitë që ndjekin proceset në GJKKO. Rregullorja e re, e cila hyri në fuqi më 1 shtator, parashikon që gazetarët që duan të ndjekin seancat duhet të jenë të pajisur me një kartë të posaçme akreditimi të GJKKO-së. Nëse gazetari i akredituar mungon dhe...
Burimi:
javanews.al