Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
GJKKO liron nga arresti shtëpiak kryebashkiakun socialist dhe nënkryetarin
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të zbusë masën e sigurisë për kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi, dhe nënkryetarin Abedin Kërrnaja, të cilët ishin në arrest shtëpie. Ndaj kryebashkiakut socialist dhe nënkryetarit, gjykata vendosi masën e detyrimit për paraqitje, 1 herë në muaj. Rexh Byberi dhe Abedin Kërrnaja po hetohen për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “prerjes së paligjshme të pyjeve”, në kuadër të një çështjeje që lidhet me hapjen e një rruge në territorin e Bashkisë Tropojë. Sipas Prokurorisë së Posaçme, hapja e rrugës me gjatësi 3.2 kilometra, që në pjesën...