No Image Available

GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën, i ekstraduar nga Gjermania për atentatin ndaj Hamza Terziut

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “arrest në burg” për Ardit Gjokrosën, i ekstraduar dy ditë më parë nga Gjermania. Ai akuzohet për sigurimin e kushteve për vrasjen e Hamza Terziut më 21 maj 2020 në Bulqizë. Çfarë thoshte SPAK: Ardit Gjokrosa, akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Hamza Terziu, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.