“Gjithçka për 10 minuta”, banorët e Himarës rrëfejnë tmerrin e zjarrit: U dogjën shtëpi
Banorët e Himarës kanë përjetuar momente paniku gjatë mbrëmjes së djeshme, pasi një zjarr masiv përfshiu zonën dhe u përhap me shpejtësi në drejtim të banesave. Flakët avancuan brenda pak minutash, duke detyruar banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Një prej tyre e përshkruan situatën si një “tmerr”, ndërsa tregon se zjarri zbriti nga pjesa e sipërme e zonës dhe shumë shpejt iu afrua banesave. “Nuk e di si ndodhi. Erdhi zjarri nga lart, pak nga pak. Erdhën policët dhe na nxorën nga banesa. Zjarri ka ardhur për 10 minuta”, tregon banorja. Sipas saj, flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, ndërsa disa prej banesave të banuara janë përfshirë nga zjarri. “Shtëpi janë djegur, ishin shtëpi të banuara. Është përvëluar çdo gjë. Policia na dha...
Burimi:
kohajone.com