Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit

Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit

Gjirokastra feston sot 20-vjetorin e anëtarësimit në UNESCO. Në këtë ditë kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje nga qyteti i gurtë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se Gjirokastra është tashmë pasuri e shpirtit dhe pasuri botërore. “Mirëmëngjes, dhe nga Gjirokastra që kremton 20 vjetorin si pasuri Botërore në UNESCO dhe përjetësisht pasuri e shpirtit, ju uroj ditë të mbarë!” Kujtojmë se Gjirokastra u përfshi në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2005, falë arkitekturës unike të qytetit.
Burimi: Opinion.al