Gjirokastër/ Zjarri në magazinën e bojrave rrezikoi dy pallate, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang përhapjen e flakëve

Gjirokastër/ Zjarri në magazinën e bojrave rrezikoi dy pallate, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang përhapjen e flakëve

Një magazinë që përdorej për aktivitetin e lyerjes së automjeteve është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes në Gjirokastër, në rrugën pranë Fushës së Vjetër, pas subjektit “Autopasion”. Sipas njoftimit të Drejtorisë së MZSH-së Gjirokastër, sinjalizimi për zjarrin është marrë në orën 23:29, ndërsa në vendngjarje janë nisur menjëherë forcat zjarrfikëse. Me mbërritjen në objekt, efektivët kanë konstatuar se flakët kishin përfshirë magazinën dhe paraqisnin rrezik serioz për t’u përhapur drejt dy pallateve të banimit që ndodheshin në afërsi. Për përballimin e situatës u angazhuan katër automjete zjarrfikëse, një autobot dhe i gjithë efektivi i shërbimit zjarrfikës. Ndërhyrja u përqendrua në izolimin e vatrës dhe krijimin e një brezi mbrojtës për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt ndërtesave të banimit dhe objekteve përreth. Pas...