Gjirokastër, PD e PS “puthen” në varreza (FOTO)

Gjirokastër, PD e PS “puthen” në varreza (FOTO)

Përfaqësuesit e PS e PD janë bërë bashkë për pak kohë ditën e sotme në Gjirokastër. Vendi që kishin zgjedhur ishin varrezat e dëshmorëve. Me rastin e 5 Majit, Mirela Kumbaro teksa shkoi të bënte homazhe, është përshëndetur edhe me kandidatin për deputet të PD-së në Gjirokastër, Arben Ristani, si dhe me ish-kandidatin për kryetar bashkie, Dorian Lani. Në fotot që ka shpërndarë vetë Kumbaro, opozitarët duken të qetë e të qeshur. Fundja s’kanë gjë për të humbur. Ata e dinë që punojnë vetëm për të nxjerr deputet pensionistin Tritan Shehu.
Burimi: Argjiroja.net