Gjirokastër/ Neutralizohet zjarri pranë Liqenit të Viroit pasi dogji sipërfaqe të konsiderueshme
Vetëm pasi u dogjën sipërfaqe të konsiderueshme bari ë shkurresh, u bë i mundur neutralizimi i zjarrit në dalje të liqenit të Viroit në Gjirokastër. Sipas informacioneve, drejtoria e zjarrfikës pasi u njoftua për rënien e zjarrit u nisën menjëherë dy automjete zjarrfikëse me dy grupe ndërhyrjeje, të cilët ndërhynë menjëherë për izolimin ë shuarjen e tij. Aktualisht, zjarri është izoluar plotësisht, ndërsa një automjet zjarrfikës do të qëndrojë në monitorim të situatës për shuarjen e trungjeve ë vatrave të mbetura të aktivizuara nga zjarri. Nga zjarri është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bar ë shkurre.
Burimi:
syri.net