Gjirokastër/ Kontrabandë ilaçesh nga Greqia, procedohet farmacistja

Gjirokastër/ Kontrabandë ilaçesh nga Greqia, procedohet farmacistja

Policia e Gjirokastrës ka proceduar penalisht një farmaciste për kontrabandë ilaçesh. Sipas njoftimit të bluve, gjatë kontrolleve të ushtruara në automjetin dhe në subjektin e saj tregtar u gjetën dhe u sekuestruan një sasi medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale, të cilat dyshohet se 58-vjeçarja i ka futur kontrabandë nga Greqia. Grupi hetimor po kryen verifikimet për veprimtarinë e 58-vjeçares. Njoftimi i policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen Zh. Ç., 58 vjeçe, banuese në Gjirokastër, (farmaciste)....
Burimi: Opinion.al