Gjirokastër, aksident në Valare, lëndohen dy persona

Gjirokastër, aksident në Valare, lëndohen dy persona

POLICIA E SHTETIT Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. L., 44 vjeç, banues në fshatin Valare, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Gjirokastër-Valare”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një automjet tjetër. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Argjiroja.net