Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gjirokastër, 85 mijë turistë në kala/ Në vitin 2025 është rritur numri i vizitorëve, gjatë verës shkojnë mbi 1 mijë në ditë
Kalaja e Gjirokastrës vazhdon të jetë destinacioni kryesor kulturor në jug të Shqipërisë, duke regjistruar rritje të ndjeshme të vizitorëve edhe gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025. Me mbi 85 mijë turistë të huaj dhe vendas, kjo fortifikatë historike shërben si një pikë kyçe për turizmin historik dhe kulturor, pavarësisht sfidave në akses dhe infrastrukturë që mbeten për t’u adresuar. “Kalaja e Gjirokastrës ka pritur rreth 85 mijë vizitorë për 6-mujorin e parë të 2025 me një rritje prej 10% krahasuar me vjet ku vjet kishte 75 mijë. Vizitorët janë nga vende të ndryshme të botës – Spanja, Italia,...