Gjirokastër, 45-vjeçari aksidentohet me motor

Gjirokastër, 45-vjeçari aksidentohet me motor

POLICIA E SHTETIT Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Pllak”, shtetasi E. P., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 45-vjeçari, i cili pas ndihmës mjekësore është larguar për në banesë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Argjiroja.net