Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Gjirokastër, 29-vjeçari përplas me makinë këmbësorin. I plagosuri, rëndë në spital
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”. Drejtuesi i automjetit me inicialet T. B., 29 vjeç, duke drejtuar makinën tip “Volkswagen”, ka aksidentuar këmbësorin S. A., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.