Gjinushi ankohet për ligjin/ “Kërkimi shkencor”, kreu i Akademisë: Aktet nënligjore kanë krijuar më tepër boshllëqe

Gjinushi ankohet për ligjin/ “Kërkimi shkencor”, kreu i Akademisë: Aktet nënligjore kanë krijuar më tepër boshllëqe

Në Shqipëri, beteja midis politikës dhe shkencës nuk njeh mbarim; ato vazhdojnë të sulmojnë njëra-tjetrën me fjalën e ligjit. Kryetar i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi thotë: “Kjo është një luftë e vazhdueshme midis institucioneve kërkimore dhe atyre politikbërëse.” Pak muaj pas miratimit të ligjit për kërkimin shkencor, kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, kërkon përmirësimin e elementëve teknikë nëpërmjet akteve nënligjore, që sipas tij deri më tani nuk janë hartuar me të njëjtën logjikë si vetë ligji, por përkundrazi kanë krijuar më tepër boshllëqe. “Vlerësojmë se hartimi i akteve nënligjore duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe...