Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Gjimshiti karikon Atalantën: Nuk bëjmë llogari, duam vetëm fitoren ndaj Milanit
👁14008
Atalanta nuk është shuar plotësisht. Kështu thotë Berat Gjimshiti, mbrojtësi shqiptar që luan për ekipin e Gasperinit, i cili është cituar në pjesën e poshtme të faqes së parë të gazetës “L’Eco di Bergamo”. “Atalanta ka rifituar energjinë dhe besimin”, – garanton lojtari 32-vjeçar. Gjithçka nisi nga fitorja ndaj Bologna, pas një mini krize me tri humbje radhazi në kampionat. Fitorja 2-0 në “Gewiss Stadium” kundër skuadrës së trajnerit Italiano në javën e fundit të kampionatit nuk do t’i lejojë bergamaskët të rikthehen në garën për titullin kampion, por të paktën i mban në garë të plotë për një vend në...